Ish-zyrtarët e BKS-së të arrestuar në aksionin e Prizrenit

Në një operacion të enjtes nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren, janë arrestuar Sami Mazreku, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, dhe Valon Berisha, ish-drejtor i Financave në BSK.

Ky aksion po zbatohet në disa qytete të Kosovës, përfshirë Prizren, Prishtinë, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjakovë, sipas raportimeve të “Betimi për Drejtësi”. Operacioni përfshin nëntë prokurorë të angazhuar në terren.

Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, ky aksion lidhet me hetimet për disa vepra penale, ndër to “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim dokumentesh. Deri tani, janë arrestuar disa persona në këto rajone.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *