Gjatë një debati mbi zhvillimet në kryeqytet, kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, kritikoi mungesën e një spitali të qytetit, duke e cilësuar këtë si një problem madhor për banorët.
Sipas Ismailit, projekti për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës ishte hartuar që në kohën kur ai drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë, por nuk është avancuar nga asnjë kryetar që prej asaj kohe. Ismaili theksoi se qytetarët e Prishtinës ndihen të diskriminuar në shërbimet shëndetësore, pasi Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) i shërben të gjithë vendit, ndërsa ata shpesh duhet të presin gjatë për shërbime bazike.
Ai shprehu vendosmërinë se do të përfundojë projektin e filluar si ministër, tani si kryetar i mundshëm i Prishtinës. “Atë që e kam filluar si ministër, do ta përfundoj si kryetar i Prishtinës”, deklaroi ai në Debat Plus.

Leave a Reply