Izet Mexhiti shpall fitoren në Çair, sugjeron Ahmetit tërheqjen

Izet Mexhiti, kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, ka shpallur fitoren në këtë komunë duke theksuar se me këtë rezultat ka triumfuar një klasë e re politike, ndërsa kundërshtarët politikë janë tërhequr nga skena.

Mexhiti i bëri thirrje Ali Ahmetit të largohet nga politika, pasi votat e qytetarëve e kanë dërguar atë në pension. “Fitorja në Çair është fitore për të gjithë shqiptarët.

Dua të theksoj se kjo është një arritje për çdo shqiptar. Uroj kundërshtarët politikë për pensionimin e tyre.

Kjo nuk është një fitore individuale, por e një klase politike që sjell ndryshim. Faleminderit të gjithë shqiptarëve.

Kjo është një fitore për dinjitetin dhe shpresën e qytetarëve, arritur përmes votës së lirë. Falënderoj institucionet për garantimin e një procesi të qetë dhe demokratik,” u shpreh Mexhiti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *