Ministri i Drejtësisë në Izrael, Yariv Levin, ka propozuar një ligj të ri në Parlament për krijimin e një gjykate speciale penale që do të trajtojë rastet e masakrave të 7 tetorit 2023.
Ky ligj parashikon një trup gjyqësor prej 15 gjyqtarësh, të cilët do të jenë ose me eksperiencë në Gjykatën Supreme të Izraelit ose juristë ndërkombëtarë me kualifikime të përshtatshme, të përzgjedhur në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme. Gjykata do të trajtojë çështjet e individëve të kapur në Izrael nga 7 deri më 14 tetor 2023, të akuzuar si operativë të Hamasit.
Për këta të akuzuar, shteti mund të kërkojë dënimin me vdekje, i cili do të duhet të miratohet nga kryeministri dhe zyrtarët e lartë të sigurisë. Levin ka theksuar se janë përgatitur projekt-aktakuza dhe se është e domosdoshme të bëhen ndryshime legjislative për një proces efikas.
Propozimi është në diskutim në Izrael me synimin për t’u sjellë shpejt para Parlamentit, ndërsa Levin kërkon përparim të shpejtë tani që pengjet janë kthyer nga Gaza.

Leave a Reply