Janina Ymeri: Kurti nuk është transparent për prodhimin në KEK

Kandidatja e LDK-së për deputete, Janina Ymeri, ka kundërshtuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me prodhimin e energjisë nga KEK-u.

Kurti kishte deklaruar në Facebook se që nga 19 dhjetori, KEK-u po prodhon me kapacitet maksimal, duke përdorur pesë njësi gjeneruese. Megjithatë, Ymeri pretendon se kjo nuk është e vërtetë, pasi dy herë ka pasur ndërprerje të B1shit, duke mos gjeneruar asgjë.

Ajo thekson se të dhënat janë ndërkombëtare dhe se publiku në Kosovë ka të drejtë të dijë të vërtetën për situatën e energjisë. Ymeri gjithashtu vë në dyshim arsyet pse nuk janë bërë investime me kompaninë Tetra dhe përse Kosova po shpenzon mbi një milion euro në ditë për importim të energjisë.

Ajo kritikon se ndërkohë që Kurti flet për suksese, importet nga Maqedonia kanë arritur vlerën mbi 30,000 euro në ditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *