Jashari dhe ambasadori britanik bisedojnë për bashkëpunimin ushtarak

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, priti në një takim ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në këtë takim, Jashari shprehu falënderime për mbështetjen strategjike të Mbretërisë së Bashkuar ndaj FSK-së, duke vlerësuar lart bashkëpunimin e suksesshëm mes dy vendeve. Diskutimet u përqendruan në zhvillimin aktual të FSK-së dhe planet për të ardhmen, ndërsa u hodhën ide për avancimin e marrëdhënieve ushtarake bilaterale.

Ambasadori Hargreaves, nga ana e tij, shprehu mirënjohje për profesionalizmin e Jasharit në drejtimin e FSK-së. Gjenerallejtënant Jashari e falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë në çdo fazë të zhvillimit të FSK-së, duke theksuar rëndësinë e këtij partneriteti strategjik për të ardhmen e sigurisë në rajon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *