Jeta personale e Putinit: Zbulohen detaje të reja për gratë e tij

Në vitin 2021, gazetarët e portalit investigativ rus Proekt u përballën me një reagim të ashpër nga Kremlini.

Roman Badanin, një nga gazetarët, u zgjua në agim nga agjentë të FSB-së që bastisën shtëpinë e tij dhe e morën në pyetje për orë të tëra. Shkaku?

Një intervistë me një vajzë që thuhej se ishte bijë jashtëmartese e presidentit Vladimir Putin. Badanin, tani në mërgim në Kaliforni, ka bashkëshkruar librin “Cari vetë: Si na mashtroi të gjithëve Vladimir Putin”, ku zbulon detaje për jetën private të presidentit rus.

Historia e parë tronditëse përfshin Svetlana Krivonogikh, një ish-pastruese, e lidhur me Putinin në fund të viteve ’90, nga e cila thuhet se lindi një vajzë që i ngjan shumë presidentit. Pasuria e saj u rrit në mënyrë dramatike pas kësaj lidhjeje.

Një tjetër histori e përfolur është ajo me Alina Kabaeva, kampione olimpike, me të cilën Putin besohet të ketë dy djem. Ndërkohë, Bashkëshortja e tij e mëparshme, Lyudmila, u divorcua në vitin 2014 pas tri dekadash martesë.

Sipas Badanin dhe Rubin, në rrethin e Putinit, tradhtia është normë dhe gratë varen nga burrat për karrierën dhe pasurinë. Aktualisht, Roman Badanin jeton në mërgim, pasi guxoi të zbulojë sekretet e presidentit rus.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *