Futbollisti portugez Joao Cancelo do të kthehet sërish në Barcelonë, këtë herë si lojtar i huazuar nga klubi Al-Hilal deri në qershor.
Edhe pse kishte një marrëveshje të arritur me Interin, Cancelo kishte dëshirën e madhe për t’u rikthyer në skuadrën katalanase. Gjatë sezonit 2023/24, ai ishte pjesë e Barcelonës ku realizoi 42 paraqitje, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 5 asistime.
Ky kthim është pritur me interes nga tifozët katalanas, të cilët e kanë mirëpritur kontributin e tij të mëparshëm në ekip.

Leave a Reply