Jock Covey përfundon dëshminë në Gjykatën e Hagës

Pas tre ditësh dëshmi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ish-zëvendësi i Bernard Kouchner, Jock Covey, përfundoi dëshminë e tij.

Gjatë seancës, Covey përmendi takime të organizuara nga Mike Jackson me qëllim arritjen e një marrëveshjeje. Ai theksoi se nuk ishte i sigurt nëse Hashim Thaçi ka marrë pjesë në këto takime, me përjashtim të njërit që e kishte përshkruar më hollësisht.

Në mbyllje të dëshmisë së tij, Covey shprehu mirënjohje për mundësinë e dhënë për të dëshmuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *