Kosova do të përballet sonte me Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në përpjekje për të fituar pikë në kualifikimet për Kupën e Botës.
Ndeshja pritet të fillojë në orën 20:45. Një mbështetje të veçantë për këtë përballje ka marrë futbollisti Edon Zhegrova nga klubi i tij italian, Juventusi.
Klubi i Torinos, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka uruar fat Zhegrovës në gjuhën shqipe, duke shprehur krenarinë për pjesëmarrjen e tij me ekipin kombëtar të Kosovës. Juventusi e ka shprehur publikisht entuziazmin për këtë ndeshje, duke e cilësuar Zhegrovën si një prej figurave të rëndësishme të klubit, sidomos pas transferimit të tij gjatë verës.
Ky përkrahje tregon ndikimin e Zhegrovës në rrjetet sociale të klubit, ku ai është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm për tifozët. Kombëtarja e Kosovës do të kërkojë një paraqitje të fortë kundër Sllovenisë, duke synuar të përmirësojë bilancin e saj në këto kualifikime.

Leave a Reply