Sonte, Kombëtarja e Kosovës përballet me Suedinë në një ndeshje kyçe për kualifikimin në Kupën e Botës.
Juventusi ka shprehur mbështetje për lojtarin e tyre, Edon Zhegrova, duke i uruar atij dhe ekipit të Kosovës fat në këtë përballje. Në ndeshjen e mëparshme kundër Sllovenisë, Zhegrova luajti për pak minuta, ndërsa tani mbetet për t’u parë nëse do të jetë në formacionin titullar.
Juventusi ka publikuar një mesazh në rrjetin social X, duke theksuar: “Ngrihu dhe vepro. T’i urojmë Zhegrovës fat dhe bashkëlojtarëve të tij të Kosovës në përballjen ndaj Suedisë.” Kjo ndeshje do të nisë në orën 20:45.
Ndërkohë, delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës është pritur nga homologët suedezë, ndërsa lojtarët kanë përfunduar stërvitjen e fundit dhe janë gati për sfidën e radhës.

Leave a Reply