Donika Kadaj Bujupi, këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër nënkryetaren e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, për deklaratat e saj të fundit ndaj presidentes.
Kadaj Bujupi është shprehur e shqetësuar pse një deputete e Kuvendit, me një pozicion të lartë në një parti tradicionale, nuk ka shqetësime me Listën Serbe, por zgjedh të sulmojë publikisht Presidenten Osmani. Në një postim në Facebook, ajo ka pyetur: “Çfarë dëmi i ka bërë Kosovës Presidentja?
Asnjë. Përkundrazi, ajo punon vazhdimisht për forcimin e shtetit dhe integritetit të tij.” Ajo shpreh habi se si Bajrami e quan presidenten vetëm me emrin e saj, duke e krahasuar këtë qëndrim me mediat serbe.
Kadaj Bujupi thekson se Presidentja Osmani është zgjedhur me mbështetjen e popullit dhe mbron dinjitetin shtetëror. Në fund, ajo paralajmëron se sulmet ndaj presidentes mund të kenë pasoja në zgjedhje, duke nënkuptuar se mbështetja për LDK-në mund të bjerë.

Leave a Reply