Kajtazi: Aktakuza ndaj Hajdarit tregon përfshirjen e Kurtit

Në një intervistë në emisionin “VV Show”, analisti dhe gazetari Vehbi Kajtazi ka akuzuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për korrupsion, duke e quajtur atë “hajn” dhe “kryehajn”.

Ai theksoi se aktakuza e fundit e Prokurorisë Speciale, në të cilën përfshihet Rozeta Hajdari, përforcon dyshimet e tij rreth korrupsionit në qeveri. Sipas Kajtazit, edhe pse prej kohësh kishte paralajmëruar për përfshirjen e Kurtit në aktivitete të paligjshme, kryeministri kishte ruajtur një imazh publik të pastër që bënte qytetarët ta besonin.

Kajtazi argumentoi se veprimet e Kurtit janë dëshmuar përmes vendosjes së individëve të afërt në pozita kyçe, që punonin për interesa personale dhe partiake. Ai përmendi se aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit hedh dritë mbi një “grup kriminal” që mblidhej në një lokal të quajtur “Bukë e Zemër”, ku diskutoheshin tenderë të ndryshëm.

Sipas tij, aktivitetet e këtij grupi financoheshin nga Zyra e Kryeministrit, duke ngritur pyetje mbi pagesat për drekë dhe darkë me pjesëmarrjen e individëve të ndryshëm, përfshirë Ridvan Muharremin dhe përfaqësues turq.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *