Gjatë një interviste në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, opinionisti Vehbi Kajtazi theksoi rëndësinë e themelimit të Gjykatës Speciale për të adresuar akuzat e rënda ndaj Kosovës për trafikim të qenieve njerëzore.
Sipas tij, kjo gjykatë ishte e domosdoshme për të mbrojtur imazhin e Kosovës dhe Shqipërisë, duke qenë se ushtarët e UÇK-së ishin të përfshirë në këto dyshime, të cilat pretendoheshin se kishin ndodhur në Shqipëri. Kajtazi argumentoi se, nëse ish-presidenti Hashim Thaçi do të kishte kundërshtuar krijimin e kësaj gjykate, ai do të ishte akuzuar si frikacak dhe fajtor.
Sipas opinionistit, kjo gjykatë ishte e vetmja mënyrë për të sjellë në dritë të vërtetën dhe për të larguar dyshimet mbi trafikimin e organeve, një çështje që kishte tronditur imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, veçanërisht pas publikimeve në gazetën “The Guardian” mbi raportin e Dick Martyt. Krijimi i gjykatës, sipas Kajtazit, ishte i pashmangshëm për të përballuar këto akuza.

Leave a Reply