Këtë javë mund të jetë një moment kyç për diplomacinë lidhur me planin e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, deklaroi të hënën Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Sipas saj, bisedimet e zhvilluara në Shtetet e Bashkuara ditën e djeshme ishin të vështira, por prodhuan rezultate. Takimet mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre ukrainas, të cilat zgjatën rreth katër orë, synonin arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare për konfliktin.
Këto bisedime janë zhvilluar pak para vizitës së të dërguarit amerikan, Steve Witkoff, në Moskë, ku do të takohet me presidentin Vladimir Putin. Kallas theksoi rëndësinë e vendosjes së presionit mbi ushtrinë ruse, duke argumentuar se ajo përbën një rrezik të madh, jo vetëm për Evropën.
Ajo shtoi se nëse Rusia vazhdon të ketë një buxhet të madh ushtarak, do të kërkojë ta përdorë atë përsëri. Ndërkohë, NATO dhe BE planifikojnë disa takime këtë javë me fokus në situatën në Ukrainë.

Leave a Reply