Kancelari gjerman: Zgjerimi i BE-së mund të përshpejtohet

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shprehur se zhvillimet globale mund të përshpejtojnë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Ai sugjeron se ky zgjerim mund të përfshijë jo vetëm Ballkanin Perëndimor, Ukrainën dhe Moldavinë, por potencialisht edhe disa vende të tjera. Në një intervistë për Televizionin Kroat, Merz theksoi se megjithëse po diskutohen këto çështje, ende nuk është arritur ndonjë zgjidhje konkrete.

“Ende jemi në fazën e bisedimeve,” tha ai. Për çështjet që lidhen me Ballkanin Perëndimor, kancelari gjerman shprehu besimin e tij në njohuritë dhe përvojën e kryeministrit kroat Andrej Plenković.

Ndërkohë, deklarata e Merzit u bë publike në rrjetin social X nga Adi Ćerimagić, analist në Iniciativën Evropiane për Stabilitet, i cili fokusohet në çështjet e zgjerimit të BE-së dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *