Procesi i numërimit të votave për kandidatët në Kuvendin Komunal të Prishtinës është në vazhdim, ku deri më tani janë numëruar 37.31% e votave, raporton Veriu.info.
Në listën e LDK-së, Përparim Rama kryeson si bartës me 10,239 vota. Pas tij radhiten Bekim Gashi me 545 vota, Bujar Gashi me 498 vota, Milazim Vitija me 464 vota dhe Fadil Aliu me 350 vota.
Uran Ismaili udhëheq listën e PDK-së me 7,779 vota, ndërsa Agron Canolli ndjek me 368 vota, Leutrim Retkoceri me 345 vota, Besianë Musmurati me 325 vota dhe Yll Muriqi me 295 vota. Nga LVV, Mrika Limani-Myrtaj ka mbledhur 7,405 vota, duke qenë e para në listë.
Pas saj vijnë Gëzim Sveçla me 515 vota, Jeta Bujari me 400 vota, Feim Osmani me 328 vota dhe Berita Abazi Muhadri me 263 vota. Në listën e AAK-së, Bekë Berisha kryeson me 3,498 vota, i ndjekur nga Kreshnik Smajlaj me 281 vota, Yll Bogaj me 264 vota, Endrit Gashi me 195 vota dhe Burhan Pajaziti me 173 vota.

Leave a Reply