Faton Peci, kandidati i GUXO-s për kryetar të Mitrovicës, i cili është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Alternativën, ka bërë përpjekje të distancohet nga prania e profesorit Ahmet Musa në një tubim të tij.
Peci e ka cilësuar këtë pjesëmarrje si të rastësishme, duke akuzuar mediat për nxitje të situatës. Megjithatë, lidhjet mes Musës, i cili planifikon ndërtimin e një kishe në Bajgorë, dhe përfaqësuesve të koalicionit GUXO-VV-Alternativa, nuk duken të jenë të rastësishme.
Ahmet Musa është parë në një takim me kandidatin për asamble nga VV-ja, Gazmend Muja. Ky takim është zhvilluar në një ambient të mbyllur dhe ka zgjatur për një kohë të gjatë, ndërsa tema e diskutimit mbetet e panjohur.
Ahmet Musa njihet për minimin e tolerancës fetare në Mitrovicë, ndërsa Gazmend Muja ka shfaqur mosdurim ndaj një proteste me flamurin e Palestinës.

Leave a Reply