Kandidati për deputet në Kosovë ndërron jetë papritur

Ka ndërruar jetë Bastri Dubova, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Partia Liberale Egjiptiane.

Lajmin e ka bërë publik kryetari i kësaj partie, Veton Berisha, përmes një postimi në Facebook. Berisha, në emër të partisë së tij, u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjarëve të Dubovës.

Ai e ka përshkruar Dubovën si një aktivist kombëtar të palodhur dhe anëtar të rëndësishëm të Partisë Liberale Egjiptiane, si dhe të Lëvizjes Egjiptiane. Dubova ishte pjesë e listës së kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Gjithashtu, ai ka qenë i nderuar si Qytetar Nderi në Komunën e Obiliqit, një titull i dhënë nga kryetari i kësaj komune. “Mikun tonë do ta kujtojmë përherë si burrë fisnik dhe bujar,” ka shtuar Berisha në postimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *