Kandidati për deputet performon sonte në Big Brother Prime!

Sonte, Prime i Big Brother VIP Kosova do të ofrojë një sërë temash të ndryshme për ndjekësit e programit.

Përveç kësaj, spektakli do të përmbajë edhe momente argëtuese për publikun. Në këtë mbrëmje të veçantë, do të performojë artistja e njohur Era Istrefi, duke shtuar një dozë energjie dhe argëtimi për banorët dhe shikuesit.

Përveç saj, spektakli do të përfshijë edhe një performancë nga Hamdi “Lok” Komoni, kandidat për deputet nga AAK-ja, i cili do të sjellë këngët e tij në skenën e reality show-t më të ndjekur të kohës. Pjesëmarrja e Komonit në këtë ngjarje do t’i ofrojë atij një moment relaksimi, përpara sfidave të rëndësishme politike që e presin gjatë fundjavës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *