Kandidati shqiptar kryeson në zgjedhjet lokale të komunës

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë rezultatet fillestare për zgjedhjet në Komunën e Dollnenit.

Deri tani, janë numëruar 66.11% e votave. Në bazë të këtyre të dhënave, Blerim Islami kryeson me 2.539 vota, ndërsa Sashko Veljanovski ka grumbulluar 1.932 vota.

Këto rezultate paraprake japin një pasqyrë të qartë të prirjeve aktuale të votimit në këtë komunë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *