Kandidatura për deputete: Analfabetizmi i shqetësuar i Jeta Rafunës

Asamblistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Jeta Rafuna Hasani, ka bërë gabime drejtshkrimore në emrin e saj gjatë plotësimit të dokumentit të betimit, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Në përpjekjen për ta shkruar emrin me shkronja të mëdha, ajo ka vendosur gabimisht një pikë mbi shkronjat J dhe I. Këto gabime nuk kanë kaluar pa u vënë re, pasi Rafuna e ka shpërndarë vetë dokumentin në profilin e saj në rrjetet sociale, duke bërë që ky lapsus të bëhet i dukshëm për publikun.

Përveç angazhimit aktual si asambliste, Rafuna ka ambicie për t’u zgjedhur deputete në Kuvendin e Kosovës, duke garuar nga radhët e LDK-së. Në fotografitë e publikuara mund të shihet qartë dokumenti i plotësuar nga vetë Rafuna.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *