Në fshatin Berbishtë të Komunës së Leposaviqit, policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona për shkak se ishin duke gjuajtur me armë për të cilat nuk kishin leje.
Në kohën e arrestimit, autoritetet konfiskuan pesë pushkë gjuetie, një pushkë karabinë dhe 68 fishekë. Pas ndërhyrjes së policisë, të dyshuarit u liruan me vendim të prokurorit, ndërsa hetimet për rastin do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

Leave a Reply