Kapet kosovari në Tiranë me automjet të mbushur me drogë

Në një operacion të përbashkët, policia e Tiranës dhe ajo e Krujës kanë arrestuar një shtetas 43-vjeçar nga Kosova, i cili po transportonte rreth 23 kilogramë kanabis me automjetin e tij.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Ura e Stafukës”, në fshatin Larushk, ku autoritetet ndaluan automjetin tip Skoda që drejtohej nga i dyshuari. Gjatë kontrollit, në automjet u gjetën çanta të mbushura me lëndën narkotike, të cilat u sekuestruan bashkë me mjetin.

Dyshohet se droga ishte destinuar për t’u trafikuar drejt Kosovës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur tërësisht aktivitetin dhe për të identifikuar çdo bashkëpunëtor të mundshëm në këtë operacion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *