Kapet me 120 kg drogë, arrestohet një person në Prishtinë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur sot se një person është arrestuar nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve.

I dyshuari me inicialet B.K. u kap në rajonin e Prishtinës, teksa drejtonte një autobus.

Gjatë kontrollit të kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, është zbuluar dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike, që supozohet të jetë rreth 120 kilogramë. Ky rast po trajtohet me përparësi të lartë dhe po kryhen hetime të detajuara në përputhje me legjislacionin aktual dhe Kodin e Procedurës Penale.

Me vendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari do të mbahet në paraburgim për 48 orë. Prokuroria ka theksuar angazhimin e saj të vazhdueshëm në luftën kundër krimeve të lidhura me narkotikët, me synim ruajtjen e sigurisë dhe mirëqenies publike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *