Kapet person me 10 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Në pikën kufitare të Vermicës, autoritetet doganore të Kosovës zbuluan dhe konfiskuan mbi 10 mijë euro nga një udhëtar që po hynte në Kosovë, pavarësisht deklaratës së tij se nuk kishte para për të deklaruar.

Sipas rregullave aktuale, Dogana e Kosovës zbatoi masat ligjore të nevojshme duke konfiskuar 25% të shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa e mbetur u mbajt përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme. Dogana e Kosovës në njoftimin e saj thekson rëndësinë e respektimit të ligjit nga të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që kalojnë kufijtë.

Ajo rikujton se çdo shumë që tejkalon 10,000 euro, e mbartur gjatë hyrjes ose daljes nga vendi, duhet të deklarohet tek zyrtarët përkatës paraprakisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *