Kategoritë e veçanta pensionistësh lirohen nga raportimi periodik

Ministria e Financave ka njoftuar se disa kategori të pensionistëve janë të përjashtuar nga detyrimi për paraqitje të rregullt në zyrat e pensioneve për të verifikuar gjendjen e tyre, duke shmangur kështu ndërprerjen e pagesave mujore.

Këto kategori përfshijnë përfituesit e pensioneve me dhe pa kontribut, si dhe pensionet familjare, siç raporton Reporteri.net. Në një deklaratë, Ministria thekson përpjekjet e saj për të përmirësuar shërbimet ndaj pensionistëve.

Kjo përfshin implementimin e ekipeve mobile që ofrojnë shërbime në shtëpitë e pensionistëve që kanë vështirësi për t’u paraqitur fizikisht, si dhe thjeshtimin e procedurave për personat me aftësi të kufizuara. Ky vendim vjen pas një vendimi të Gjykatës Supreme që shfuqizoi disa nene të një udhëzimi administrativ, duke argumentuar se nuk është e drejtë që pensionistët të detyrohen të lajmërohen çdo gjashtë muaj për të mos humbur pensionin.

Gjykata ka theksuar se përgjegjësia për verifikimin e statusit të jetës së pensionistit i takon Ministrisë, e cila duhet të përdorë burime zyrtare për këtë qëllim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *