Katër persona në pranga pas një konflikti fizik në Klinë

Në Klinë, katër persona janë arrestuar pas një përleshjeje të rëndë që ndodhi të martën në rrugën “Drini i Bardhë”.

Ngjarja u raportua më 2 dhjetor 2025, rreth orës 10:55, dhe menjëherë pas marrjes së informacionit, Policia e Kosovës ndërhyri në vendngjarje. Të përfshirët, punëtorë të së njëjtës kompani, u përleshën fizikisht, duke pësuar lëndime të rënda, për të cilat u dërguan për trajtim në QKMF-Klinë.

Pas arrestimit nga njësitë policore, dy nga të dyshuarit u vendosën në mbajtje për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa dy të tjerët u liruan në procedurë të rregullt. Aktualisht, Policia e Kosovës po heton për të sqaruar plotësisht motivet dhe rrethanat e këtij incidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *