KDI: Zgjedhjet e reja konsiderohen zgjidhja më e qëndrueshme

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka deklaruar se mungesa e një qeverie funksionale në Kosovë është rezultat i mungesës së dialogut politik dhe polarizimit të tejzgjatur, që ka pasoja të thella në institucionet vendore dhe stabilitetin e përgjithshëm.

Në komunikatën e tyre, KDI thekson se bllokada politike po rrezikon të dëmtojë stabilitetin fiskal dhe kredibilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Instituti sugjeron se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë zgjidhja më e qëndrueshme për tejkalimin e krizës aktuale dhe për t’i dhënë qytetarëve mundësinë për të përcaktuar drejtimin politik të vendit.

Megjithatë, ata paralajmërojnë se edhe zgjedhjet nuk do të sjellin institucione funksionale nëse nuk ekziston vullneti për konsensus dhe kompromis politik pas tyre. KDI bën thirrje që partitë politike të marrin përgjegjësinë për të kontribuar në stabilitetin e vendit dhe të ndihmojnë në rikthimin e normalitetit institucional, në veçanti duke pasur parasysh proceset e rëndësishme të vendimmarrjes që priten në të ardhmen e afërt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *