KEDS dhe KESCO duhet të paguajnë mbi 8 milionë euro KEK-ut

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka fituar çështjen kundër KEDS-it dhe KESCO-s në një vendim përfundimtar të Tribunalit të Arbitrazhit, që ka refuzuar pretendimet e këtyre kompanive për marrëveshjen e furnizimit me shumicë.

Tribunali ka konfirmuar se KEK-u ka vepruar në përputhje me detyrimet kontraktuale dhe se interesi për pagesat e vonuara është i lejuar. Vonesat nga KEDS-i dhe KESCO-ja nuk janë justifikuar nga ndonjë krizë energjetike apo ngjarje madhore.

Si rezultat, KEDS-i dhe KESCO-ja duhet t’i paguajnë KEK-ut rreth 8.3 milionë euro për interesin e akumuluar. Gjithashtu, ato do të mbulojnë shpenzimet e procedurës së arbitrazhit, përfshirë përfaqësimin ligjor dhe ekspertizën.

Ky vendim përfaqëson një precedent të rëndësishëm për sektorin energjetik të Kosovës, duke forcuar pozitën kontraktuale të KEK-ut. KEK-u ka falënderuar ekipin e përfaqësimit ligjor dhe Avokaturën Shtetërore për mbështetjen e tyre.

KEK-u mbetet e përkushtuar ndaj operimit transparent dhe menaxhimit të përgjegjshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *