KEDS ndërpret energjinë në Drenas për të mbrojtur nënstacionin

Për shkak të reshjeve të forta të shiut, KEDS ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike në zonën e Drenasit për të garantuar sigurinë.

Ky vendim është marrë pasi uji ka depërtuar në nënstacionin 220/10 kV, duke krijuar rrezik për funksionimin e rrjetit elektrik. Për të menaxhuar situatën, janë njoftuar autoritetet, përfshirë Policinë dhe Zjarrfikësit, të cilët janë në koordinim me KEDS.

Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë intensivisht për të rikthyer furnizimin me energji sapo të krijohen kushte të sigurta. KEDS falënderon banorët për mirëkuptimin e tyre dhe premton informime të mëtejshme për zhvillimet e situatës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *