Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se ka ngritur një padi ndaj Janina Imerit, kandidate e LDK-së që është zgjedhur deputete.
Sipas KEK-ut, kjo padi është pjesë e përpjekjeve ligjore për të mbrojtur integritetin e saj institucional dhe çështja është duke u shqyrtuar nga autoritetet përkatëse. Në një deklaratë zyrtare, KEK-u thekson se do të vazhdojë të ndërmarrë masa ligjore dhe raportimi për të parandaluar përhapjen e dezinformatave, përfshirë rastet kur ato vijnë nga zyrtarë publikë.
Korporata shprehet se nuk do të tolerojë asnjë përpjekje për të njollosur punonjësit ose përfaqësuesit e saj. KEK-u gjithashtu ka mohuar ekzistencën e pengesave në qasjen në informacionet zyrtare, duke theksuar se të dhënat janë publike dhe të qasshme në ueb-faqen e tyre.
Në përfundim, KEK-u rithekson përkushtimin ndaj transparencës dhe mbrojtjes së integritetit institucional.

Leave a Reply