Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes së LDK-së, Janina Ymeri, duke akuzuar atë për shpërndarje të vazhdueshme të informacioneve të pasakta lidhur me prodhimin e energjisë elektrike.
KEK thekson se Ymeri po krijon konfuzion në publik dhe po i atribuon përgjegjësi të paqena korporatës. Në njoftimin e saj, KEK sqaron se është përgjegjëse vetëm për planifikimin dhe realizimin e prodhimit të vet në termocentralet Kosova A dhe B, dhe jo për planifikimin kombëtar të prodhimit të energjisë.
Ky institucion thekson se pretendimet e Ymerit janë të pavërteta dhe ligjërisht të pamundura. KEK gjithashtu kundërshton pretendimet e Ymerit se KEK nuk ka plan për vitin 2025, duke shpjeguar se dokumentacioni zyrtar e dëshmon të kundërtën.
Në të njëjtën kohë, KEK thekson se raportimi për rritjen e prodhimit prej 425.3 GWh bazohet në arsye teknike të dokumentuara dhe jo në manipulime, siç pretendon Ymeri. Në përfundim, KEK i bën thirrje publikut të mos bjerë pre e keqinformimeve dhe insiston që përgjegjësitë e saj të mos keqinterpretohen.

Leave a Reply