Këngëtari korçar Nonda Kajno ndërron jetë në moshën 80-vjeçare

Në moshën 80-vjeçare është ndarë nga jeta këngëtari dhe kompozitori i njohur korçar, Nonda Kajno.

I lindur më 18 gusht 1945 në Korçë, Kajno filloi studimet e tij në Liceun Artistik “Tefta Tashko Koço”. Ai nisi karrierën në skenën kulturore lokale, ku spikati me interpretimet e tij të serenatave dhe këngëve qytetare, duke krijuar më vonë këngë origjinale që u bënë të dashura për publikun.

Ndër veprat e tij më të njohura përfshihen “Për ty o Korça ime” dhe “Ah sa të kam dashur”. Kajno ishte një nga figurat kryesore të serenatave korçare dhe në vitet 1970 themeloi grupin e parë muzikor me tre kitara në Shqipëri, një model që më pas u përhap dhe në Tiranë.

Sipas tij, serenatat vazhdojnë të mbeten gjallë falë korçarëve dhe emigrantëve në mbarë botën. Ai ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së kësaj trashëgimie nga autoritetet lokale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *