Këngëtari mitrovicas kritikon Kurtin për shpërblimin prej 100 eurosh

Pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për shpërndarjen e 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët, ka pasur shumë diskutime si pro ashtu edhe kundër këtij vendimi.

Këngëtari mitrovicas, Arlind Beqiri, ka kritikuar ashpër këtë veprim, duke e cilësuar si një formë ryshfeti politik me fondet publike. Ai, i njohur për origjinën nga një familje e njohur në ndërtim në Mitrovicë, ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke shprehur shqetësimet e tij.

Beqiri e përkufizon këtë shpërndarje si një mashtrim politik që shfrytëzon paratë e qytetarëve për të fituar heshtjen e tyre. Sipas tij, kjo veprimtari nuk është e mbështetur ligjërisht dhe mungon një buxhet i miratuar që ta mbështesë.

Ai paralajmëron se shpërndarja ilegale e parave sot mund të çojë në pasoja të rënda nesër, duke përfshirë rrezikun financiar dhe humbjen e besueshmërisë së shtetit. Beqiri nënvizon se stabiliteti i shtetit është në rrezik dhe kërkon që qytetarët të jenë të vëmendshëm ndaj këtyre zhvillimeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *