Familja ka bërë të ditur me dhimbje ndarjen nga jeta të artistit të dashur, Shpat Kasapi, dhe ka njoftuar detajet e ceremonisë mortore.
Homazhet do të zhvillohen në Pallatin e Kulturës në Tetovë, të dielën, më 30 nëntor 2025, duke nisur nga ora 12:00. Varrimi do të kryhet më pas, në orën 14:00, në varrezat e qytetit.
Shpat Kasapi, i lindur më 1 maj 1985, u nda nga jeta më 26 nëntor 2025. Ai u kujtohet nga të gjithë si një njeri i dashur dhe i ndritshëm, që përhapte mirësi dhe dashuri.
Për ata që e njohën, kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm, ndërsa zëri i tij i butë dhe buzëqeshja e sinqertë do të mungojnë shumë. Familja fton të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit Shpatit të marrin pjesë në ceremoninë e tij.
Kujtimi i tij qoftë i përjetshëm dhe shpirti i tij u prehtë në paqe.

Leave a Reply