Era Istrefi, këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht, ka treguar edhe një herë se përtej arritjeve në karrierë, familja është prioriteti i saj kryesor.
Në një gjest të veçantë, ajo ka vendosur të tregojë dashurinë dhe mirënjohjen ndaj nënës së saj duke i bërë një dhuratë të veçantë. Istrefi ka blerë një veturë luksoze të markës Range Rover për nënën e saj, duke e surprizuar me këtë gjest emocionues.
Ky moment i veçantë është ndarë nga këngëtarja në rrjetet sociale, ku ajo ka postuar pamje të veturës së re, e cila ishte e zbukuruar me fjongo dhe e parkuar pranë shtëpisë. Mbi këto pamje, Era ka shkruar një dedikim të përzemërt për nënën, duke e quajtur atë “mbretëresha e mami Stref”, duke theksuar kështu rëndësinë e saj në jetën e këngëtares.

Leave a Reply