Kërkohet largimi i Sami Kurteshit dhe Alban Krasniqit nga KQZ-ja

Krasniqi ka kërkuar shkarkimin e dy anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke i akuzuar për sjellje që dëmtojnë procesin zgjedhor dhe tregojnë mungesë njohurish ligjore.

Ai theksoi se veprimet e tyre kanë bërë që shtetet mike të Kosovës të shprehin shqetësime rreth integritetit të KQZ-së dhe besimit publik në procesin zgjedhor. Sipas Krasniqit, anëtarët e KQZ-së janë të detyruar të veprojnë me ndershmëri dhe profesionalizëm, ndërsa ligji parashikon që mandati i tyre mund të ndërpritet nëse veprimet e tyre dëmtojnë seriozisht statusin e Komisionit.

Për një vendim të tillë kërkohet shumica prej dy të tretave të anëtarëve të KQZ-së. Ai ka bërë thirrje që anëtarët e tjerë të tregojnë guxim dhe të përmbushin detyrimet e tyre për paanshmëri dhe integritet.

Krasniqi vuri në dukje se rastet e grumbulluara kundër këtyre anëtarëve janë të shumta dhe mjaftojnë për shkarkimin e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *