Kompania e Furnizimit me Energji Elektrike në Kosovë (KESCO) ka bërë të ditur se ka marrë masa për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për konsumatorët gjatë festave të fundvitit dhe natës së Vitit të Ri.
KESCO ka njoftuar se është në bashkëpunim të ngushtë me operatorët e distribucionit dhe transmisionit për të menaxhuar kërkesat e shtuara gjatë kësaj periudhe. Për shkak të rritjes së konsumit të energjisë gjatë orëve të pikut, veçanërisht në natën e ndërrimit të motmoteve, kompania po monitoron rrjetin për të shmangur mbingarkesat dhe për të garantuar stabilitetin.
Në përpjekje për të ofruar shërbime më të mira, KESCO ka rritur kapacitetet e Qendrës së Thirrjeve, duke angazhuar staf shtesë për të adresuar pyetjet dhe shqetësimet e konsumatorëve në kohë reale. Gjithashtu, KESCO u bën thirrje qytetarëve të përdorin energjinë në mënyrë të kujdesshme dhe të kursejnë aty ku është e mundur, duke kontribuar kështu në stabilitetin e sistemit dhe furnizimin e qëndrueshëm për të gjithë.

Leave a Reply