KESCO jep informacion mbi sfidat e furnizimit me energji

Kosova po përballet me sfida të rëndësishme në furnizimin me energji elektrike.

KESCO ka njoftuar se rritja e konsumit të energjisë ka kapërcyer kapacitetet vendore të prodhimit, duke detyruar kompaninë të importojë 50% të nevojave nga tregjet e huaja, të cilat janë mjaft të paqëndrueshme. Përpjekjet për të siguruar sasi të mjaftueshme po ndeshen me kufizime ndërkufitare, pasi kapacitetet me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut janë të pamjaftueshme.

Në të njëjtën kohë, KOSTT ka paralajmëruar se pritet të ketë reduktime energjie në disa zona për të ruajtur stabilitetin e sistemit. Jo-balancat e mëdha, që shpesh kalojnë 200 MW, po ndikojnë negativisht në rrjetin interkonektiv evropian dhe rrezikojnë marrëdhëniet me ENTSO-E.

KESCO dhe KOSTT po ndërmarrin masa për të adresuar situatën, duke përfshirë kontrata bilaterale dhe tregtimin brenda-ditor. Megjithatë, likuiditeti i kufizuar dhe kufijtë e ngushtë e vështirësojnë plotësisht përmbushjen e nevojave energjetike.

Të dyja kompanitë kërkojnë mirëkuptimin e konsumatorëve në këto kushte të vështira, ndërsa premtojnë përpjekje për të përmirësuar furnizimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *