Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka kritikuar ashpër ndërhyrjen në zgjedhjet lokale dhe çështjet e brendshme të Kosovës nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Ai ka theksuar se ndikimi i Serbisë para zgjedhjeve të fundit ka qenë i dukshëm dhe i drejtpërdrejtë. Terras ka vënë në dukje se zyrtarët serbë kanë dhënë publikisht mbështetje për një parti specifike serbe në Kosovë, një veprim që ai e konsideron si përpjekje për të tensionuar situatën e brishtë në vend.
Ai ka bërë thirrje që Serbia të ndalojë këto veprime dhe të respektojë procesin demokratik të zgjedhjeve në Kosovë. Kjo çështje ka ngritur shqetësime edhe nga vëzhguesit e Bashkimit Evropian, të cilët kanë vënë në dukje ndërhyrjen e Serbisë në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara më 9 shkurt.
Terras ka bërë publike qëndrimet e tij përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke kërkuar respektim të pavarësisë së procesit zgjedhor në Kosovë.

Leave a Reply