KFOR dorëzon pajisje mjekësore Shoqatës Kërkim-Shpëtim Kosovo

KFOR-i ka bërë të ditur se ka dhuruar katër çanta mjekësore të tipit Combat Lifesaver për Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës në Prishtinë.

Këto çanta përmbajnë mbi 68 artikuj të ndryshëm mjekësorë që do të ndihmojnë në përmirësimin e përgjigjeve emergjente dhe aktiviteteve për shpëtimin e jetës. Dhënia e këtyre pajisjeve u realizua nga një ekip i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC) nga Komanda Rajonale Lindje e KFOR-it.

Në të njëjtën ceremoni, anëtarët e Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit morën edhe certifikata për përfundimin e një kursi të Ushtrisë Amerikane rreth orientimit dhe mbijetesës në terren, që përfshinte mësimin teorik dhe praktikën. Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të KFOR-it për të forcuar bashkëpunimin me partnerët lokalë, duke kontribuar në sigurinë dhe qëndrueshmërinë në Kosovë.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të OKB-së, duke punuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *