KFOR-i intensifikon patrullimet në komuna të Kosovës

KFOR ka zhvilluar patrullime në disa zona të Kosovës, duke përfshirë përdorimin e mjeteve motorike.

Ky operacion është një përpjekje për të përmirësuar koordinimin dhe ndërveprimin mes njësive shumëkombëshe, njofton KFOR. Në një deklaratë, KFOR bën të ditur se ushtarë nga Komanda Rajonale–Perëndim kanë kryer këto patrullime, duke u përqendruar në komunat e Kosovës perëndimore.

Përmes patrullimeve me automjete dhe në këmbë, është siguruar një prani e dukshme dhe fleksibile në terren, çka ndihmon në mbledhjen e informacionit të drejtpërdrejtë mbi zhvillimet lokale. Aktivitetet e tilla kontribuojnë në stabilitetin e rajonit, në përputhje me mandatin e KFOR-it, që synon të krijojë një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

KFOR vepron në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX, duke mbështetur lirinë e lëvizjes dhe sigurinë në rajon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *