KFOR-i raporton për takimin e fundit të Barduanit me kreun e ushtrisë serbe në Beograd – detaje ekskluzive

Po ashtu, theksohet se ata kanë analizuar zhvillimet e vitit të kaluar, duke riafirmuar rëndësinë e ndërveprimit të rregullt dhe komunikimit të bazuar në besim për të ruajtur një mjedis të sigurt.

‘‘Vlen të përmendet se Komandanti i KFOR-it e falënderoi ngrohtësisht Gjeneral Mojsilović për angazhimin e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm për stabilitetin rajonal, duke theksuar se uniteti i përpjekjeve, koordinimi dhe respekti i ndërsjellë janë thelbësore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi:

Sot, Komandanti i misionit KFOR të drejtuar nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, zhvilloi vizitën e tij të lamtumirës tek Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, Gjeneral Milan Mojsilović, në Beograd.

Të dy Gjeneralët ndanë vlerësimet e tyre mbi situatën e sigurisë në rajon, duke analizuar zhvillimet gjatë vitit të kaluar dhe duke riafirmuar rëndësinë e ndërveprimit të rregullt dhe komunikimit të bazuar në besim për të ruajtur një mjedis të sigurt.

Vlen të përmendet se Komandanti i KFOR-it e falënderoi ngrohtësisht Gjeneral Mojsilović për angazhimin e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm për stabilitetin rajonal, duke theksuar se uniteti i përpjekjeve, koordinimi dhe respekti i ndërsjellë janë thelbësore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *