KFOR-i ka dorëzuar katër çanta traumatike Combat Lifesaver për Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës në Prishtinë.
Sipas njoftimit, këto pajisje përfshijnë mbi 68 artikuj mjekësorë dhe do të ndihmojnë në përmirësimin e reagimeve emergjente dhe shpëtimin e jetëve. Gjatë ceremonisë së dhurimit, pjesëtarët e Shoqatës morën certifikata pas përfundimit të kursit për orientim në terren dhe mbijetesë të organizuar nga Ushtria Amerikane.
Ky trajnim përfshinte mësim teorik dhe praktik, duke përgatitur pjesëmarrësit për situata të ndryshme. KFOR-i thekson përkushtimin e tij të vazhdueshëm për të bashkëpunuar me partnerët lokalë për të mbështetur sigurinë dhe qëndrueshmërinë në Kosovë.
Misioni i KFOR-it, i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, synon të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë banorët e Kosovës, duke garantuar lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme. Ky mision bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Leave a Reply