Ushtarët e misionit të drejtuar nga NATO, KFOR, kanë përfunduar vendosjen e tabelave të reja përgjatë Vijës Administrative Kufitare (ABL) në zonën e përgjegjësisë së tyre.
Janë instaluar gjithsej 114 tabela në zona të mbuluara me male dhe pyje, duke shënuar qartë zonën e operacioneve të KFOR-it dhe duke ulur rrezikun e kalimeve të rastësishme.
KFOR njofton se do të vazhdojë përpjekjet e saj për të promovuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë, përfshirë përmes patrullimeve të rregullta në veri të Kosovës dhe pranë Vijës Administrative Kufitare.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), sipas roleve të tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Leave a Reply