Kica-Xhelili: Aktakuza ndaj Hajdarit prek Kurtin dhe Vetëvendosjen

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka shprehur shqetësimet e saj pas ngritjes së aktakuzës ndaj ish-ministres Rozeta Hajdari nga Prokuroria Speciale, lidhur me rezervat shtetërore.

Në një deklaratë në Facebook, Kica-Xhelili theksoi se ky rast përfshin jo vetëm Hajdarin, por edhe kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Ajo vuri në dukje se Komisioni Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore ishte penguar për gjashtë muaj nga Vetëvendosja, duke mos plotësuar kuorumin dhe duke bllokuar dokumentet e nevojshme.

Deputetja pretendon se procesi i blerjes së rezervave u negocia nga individë të lidhur me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe se Kurti luajti rol kyç në këtë proces. Sipas saj, materiali si mielli dhe vaji u shpallën “sekret shtetëror” vetëm me urdhër të Kurtit, dhe aktakuza është e vonuar, pasi Hajdari zbatoi urdhra politikë.

Kica-Xhelili gjithashtu akuzoi Vetëvendosjen për keqpërdorime të tjera, përfshirë kontrata të dyshimta dhe punësime të paligjshme, duke përfunduar se nëse ka drejtësi, kjo qeveri do të konsiderohet si më e korruptuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *