Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas konfirmimit të Lumir Abdixhikut si kryetar i partisë.
Ajo shpërndau në Facebook mesazhin e falënderimit të Abdixhikut për mbështetjen dhe procesin demokratik gjatë Kuvendit të partisë. Në një koment shoqërues, Kica-Xhelili theksoi rëndësinë e së vërtetës, duke shtuar se ajo gjithmonë do të dalë në dritë, pavarësisht sfidave apo kritikave të ndryshme.
Ajo shprehu mendimin se disa të vërteta janë të dukshme dhe nuk ka nevojë të thuhen, ndërsa të tjera përballen me keqkuptime, por përfundimisht zbardhen. “Në fund, e vërteta është ajo që sfidon çdo mjet të përdorur pa kursim, çdo fjalë të pamatur dhe gjithë zhurmën e sforcuar,” theksoi Kica-Xhelili në postimin e saj.

Leave a Reply