Kina kërkon nga SHBA lirimin e menjëhershëm të Madurot dhe bashkëshortes

Qeveria kineze ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara lirimin e menjëhershëm të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortes së tij, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim në SHBA.

Nëpërmjet një deklarate zyrtare, Ministria e Jashtme e Kinës i bëri thirrje Washingtonit të sigurojë mbrojtjen e dyshes, të ndalojë përpjekjet për të rrëzuar qeverinë e Venezuelës dhe të zgjidhë çështjen përmes dialogut dhe negociatave. Pekini ka shprehur kundërshtimin e fortë ndaj përdorimit të forcës nga SHBA-të kundër një shteti sovran, duke argumentuar se veprime të tilla bien ndesh me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe cenojnë sovranitetin e kombeve të pavarura.

Në këtë kontekst, Kina i ka bërë thirrje SHBA-ve për të respektuar sovranitetin e Venezuelës dhe për të kërkuar zgjidhje paqësore ndaj situatës së krijuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *