Sulmuesi i njohur i Barcelonës, Robert Lewandowski, vazhdon të impresionojë me aftësitë e tij për të shënuar brenda zonës edhe në moshën 37-vjeçare.
Megjithatë, performanca e tij jashtë zonës ka pësuar rënie, dhe klubi katalanas ka vendosur të mos mbështetet tek ai për sezonet e ardhshme. Në këtë kontekst, Fenerbahçe ka shfaqur interes për shërbimet e tij, duke i ofruar një kontratë për një vit e gjysmë.
Sidoqoftë, Lewandowski dëshiron një marrëveshje më të gjatë, prej të paktën dy vite e gjysmë, sipas raportimeve nga mediat turke. Barcelona gjendet përballë dilemës për të vendosur nëse do të rinovojë kontratën e lojtarit me synimin për një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite ose Turqi, apo ta lejojë të largohet si lojtar i lirë, duke ulur kështu barrën e pagës së tij të lartë.

Leave a Reply